21 vjet kanë kaluar nga atentati ndaj të ndjerit, ish presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Nga atentati i pasuksesshëm ka humbur jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa është lënduar edhe truproja Ilco Teovski. Gjithashtu ka humbur jetë një kalimtar i rastit i quajtur Hristo Hristomanov, dhe u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski, njofton Portalb.
Nuk është zbuluar ende autori i atentatit, ndërsa hetimet vazhdojnë ende.
Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor 1995, në orën 09:50 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorov me makinën zyrtare ka lëvizur nga rezidenca e tij e drejt vendit të punës në Parlamentin e Maqedonisë.