Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka kërkuar nga partia e tij që të hapë dyert për të gjithë qytetarët që kanë ide dhe plane për t’u bërë pjesë e planit të kësaj partie.
Në kongresin e 20-të të partisë që udhëheq, Zaev tha se ”luftën që e kemi filluar është mjaft e madhe dhe e rëndësishme që ta udhëheqim të vetëm. Prandaj, çdokush është i rëndësishëm, Çdokush është i nevojshëm, çdokush ka ide dhe plan. Do të dëgjojmë dhe do ta pranojmë secilin.”
Zaev premtoi se në gjashtë muajt e parë të qeverisë së re, do të ndryshojë rrogën minimale prej 9000 denarësh, në 12.000 denarë, duke theksuar se synimi i qeverisë së tij është që këtë rrogë minimale ta rritë në 16.000 denarë, ose nuk do të dalë më para qytetarëve.
Zaev paralajmëroi ndihmë për të gjitha firmat, që sipas tij, nëse punojnë mirë, edhe qytetarët do të kenë dobi.
Gjithashtu ai tha se partia e tij do të sigurojë 22 milion euro për punësim, me synimin e arritjes në 33 milion, duke premtuar kështu 64.000 vende pune për një mandat. /albeu.com/