Përmbytjet e shkaktuara dy muaj më parë si dhe tërmetet e vazhdueshme kanë bërë që shumë familje të mos mund të kthehen në shtëpitë e tyre tani më të shkatërruara apo të pa banueshme.
Një hall të tillë ka edhe familja Salihu e cila gjen strehim te çdo bamirës që i hap derën.
Ata kërkojnë ndihmë nga njerëz human të ndërtojnë një shtëpi të vogël sa për të futur kokën dhe për të kaluar dimrin, sepse sipas tyre institucionet ende nuk kanë ndërhyrë për tua zgjidhur hallin.
Ndërkohë, Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka konstatuar se shtëpia është e banueshme dhe nuk ka nevojë për kompensimin e dëmeve. RTVM2