Arabia Saudite kaloi sot në kalendarin Gregorian, thënë ndryshe atij Perëndimor, si formë bazë për të paguar administratën e vendit si pjesë e një plani masash shtrënguese për financat e mbretërisë.
Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, adoptoi kalendarin hënor Islamik ditën e krijimit të mbretërisë në vitin 1932.
Viti Islamik është 11 ditë më i shkurtër nga viti Gregorian.
Vendimi u mor nga qeveria saudite si pjesë e një pakete masash shtrënguese financiare. Qeveria ka hequr edhe shpërblimet ndaj administratës, transmeton atsh.
Të hënën e kaluar, mbreti Salaman urdhëroi ulje me 20 për qind të pagës së ministrave, ndërkohë që si vendi i parë në botë për eksportin e naftës, Arabia Saudite është prekur shumë nga ulje e çmimit të arit të zi që nga viti 2014.