Të akuzuarit e “Lagjes së Trimave” kërkojnë të dëshmojë Stojançe Angellov

 

Pasi që avokati i palës mbrojtëse të rastit “Lagjja e Trimave – Kumanova”, Asmir Alispahiç, pas mbarimit të seancës së fundit, ka zbuluar tani kur po përfundohet me dëshmitarët e Prokurorisë Publike, pala mbrojtëse vetëm se ka propozuar disa dëshmitarë, njofton Portalb.

“Mbrojtja ka një numër të madh të dëshmitarëve. Disa prej tyre janë propozuar. Por, nuk do t’i zbuloj para opinionit. Me kohë do të informoheni se për kë bëhet fjalë. Për kë kemi njohuri se mund të dëshmojnë do t’i ftojmë, qoftë politikanë apo qytetarë të thjeshtë… me qëllim për të dalë e vërteta”, tha avokati Alispahiç.

E përditshmja “Fokus”, sot shkruan se përveç liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, të akuzuarit si dëshmitarë do ta ftojnë edhe kryetarin e partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov.

Sipas bashkëbiseduesit të tyre, i cili është nga radhët e palës mbrojtëse, nuk ka dashur që të tregojë se çfarë do të ndihmonte, dëshmia e Angellovit në këtë rast, por megjithatë ka thënë se për detaje do të mësoni në seancë.

 

timthumb-3

Nga ana tjetër, Angellov, i cili tani për tani është në Irak, ka deklaruar se mundet vetëm që të supozojë se do ta thërrasin për dëshmitarë për shkak të deklaratës së tij, i cili e ka thënë pak kohë përpara se të ndodhë sulmi i armatosur në Kumanovë, në të cilën tha se pushteti ka paguar 2 milionë euro që të shkaktojë konflikt ndëretnik, ndërkaq për atë partia në pushtet ta akuzojë atë dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Angellov në një fjalim gjatë mbajtjes së një proteste përpara RTVM qysh më 4 Prill të vitit 2015 deklaroi:

“Dikush në vendin tonë ka bërë një plan monstruoz për konflikt ndëretnik dhe kemi informacion se u janë dhënë 2 milion euro shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK-në, siç thotë ai disa kriminelëve nga rajoni i Likovës. Detyra e tyre ishte të paraqiten si UÇK dhe të bëjnë vrasjen e disa pjesëtarëve të policisë apo të ushtrisë dhe të shkaktojnë konfliktit ndëretnik. Prandaj duket se deklarata monstruoze e nënshkruar nga Netpres që Angelov dhe Zoran Zaev përgatisin skenar të përgjakshëm. Dikush tjetër ka përgatitur një skenar të tillë, për atë dola me këtë deklaratë, ditët ardhshme mundet të ketë përshkallëzimit të situatës, por këtë gjë nuk e lejojmë, tha Angellov, transmeton Portalb.

Për dallim nga Angellov, Ahmeti vet e ka pranuar në një intervistë në Alsat M, se grup i armatosur ka folur me të, në telefon dhe ata kanë kërkuar që atyre t’u ndihmojë, gjegjësisht ashtu siç tha në intervistë.

ali-ahmeti-alsat

Ai në një intervistë në Vizion Plus ka thënë se nuk ka mohuar se i ka njohur djemtë që kanë marrë pjesë në luftimet e fundit në Kumanovë.

“Asnjëherë nuk e kam mohuar se një pjesë të tyre i kam njohur edhe në vitin 2001, nuk e mohoj as sot. Por, shumë shqiptarë të Kosovës kanë miqësi në Maqedoni. Midis Maqedonisë e Kosovës nuk ka gjemba, e mure të Berlinit. Ka patrullim të përbashkët, s’ka hasmëri. Nuk dua të merrem me spekulime. Dua një hetim të drejtë ndërkombëtar. Dua që të zbardhet e tërë e vërteta sepse vetëm ajo i nxjerr në sipërfaqe qëllimet”.

Në një intervistë për Teleskopi.net, vëllai i Beg Rizajt, i vrarë  së bashku më 9 bashkëluftëtarë në luftimet në Kumanovë, Ramiz Riza, ka thënë se nuk ka dyshim vëllai i tij është tradhtuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, për të cilin ka thënë se familja e tij ka respekt të madh, pasi ka qenë shumë i dashur dhe i afërt me Begun dhe kanë qenë shokë shumë të mirë

Dëshmitë e politikanëve janë të rëndësishme, pasi që të akuzuarit në dëshmitë e tyre thonë se në ngjarjen e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, kanë qenë të përzier edhe persona të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Përndryshe, vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. /Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu