Beqë Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit-Komandant Sokolit, ka dërguar një porosi përmes të cilës ua futë frikën në palcë atyre që tradhtuan vëllain e tij dhe grupin e Kumanovës. Beqë Ukshini jeton në Nju Jork, kurse porosinë e tij e ka dërguar duke uruar vëllain e tij Xhaferin, për lindjen e djalit Spartanit, shkruan Gazeta Lajm.
“Edhe pse mendjen e kemi të gjithë ke Samiu, lindja e Spartanit e gëzoi fuqishëm Familjen Tonë. Jam i sigurt se e gëzoi shumë edhe vëllaun tonë Sokol, prapa grillave të armikut te lig. Një pendë më shumë, një mendje më shumë, një përpjekje e kurajo më shumë, e besa edhe një ushtar më shumë që kurdoherë do ta vazhdoi rrugën që i trasuan te Parët e Tij.
Urime lindja e djalit vëlla Xhafer! U bëftë i urtë si Naimi, trim si Gjergj Kastrioti, shëndet, jetë të gjate me faqe të bardhë!”, ka shkruar Beqë Ukshini nga Nju Jorku.