Qeveritë tona të 25 viteve janë krijesa të Beogradit dhe të mbështetura nga Moska!

Ja politikat e moszhvillimit që Serbët i kushtëzuan Shqipërisë për ta lënë sa më të varfër.

1-Shkatërrimi i çdo fabrike dhe punishtje gjatë viteve ’90 – ’95

2-Mospërfshirja në  politike i intelektualëve, dhe “dëbimi” i tyre nga Kombi, si një mënyrë për të evituar potencialet e vërteta politike.

3-Organizimi i përkryer i firmave piramidale të vitit 1996-1997. Ishte koha kur qeveria e asaj kohe kishte informacion për gjithçka ndodhte në tokën e zotit që quhet Shqipëri. Firmat piramidale u organizuan në mënyrë të përkryer duke shfrytëzuar rrjetin e ish sigurimit të shtetit për të bindur njerëzit që të fusnin paratë në ato banka të cilat rezultuan si tradhëtia më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave.

4-Organizimi deri në detaje i destabilizimit të vitit 97 për ta çuar kombin drejt një lufte civile.

5-Shkatërrimi i papreçedentë i sistemit arsimor.

6-Prishja e sistemit shëndetsor

7-Lejimi i ushqimeve të kontaminuara dhe OMGJ të futen masivisht në Shqipëri, ku pasojat nuk janë vlerësuar kurrë.

8-Lejimi i ndërtimeve pa leje, si një mënyre për të paralizuar ekonominë Shqiptare, dhe për të mbajtur “peng” ekonominë dhe në 50 vitet e ardhëshme duke pasur kështu kontroll të plotë ndaj popullsisë.

9-Moskthimi i pronave tek pronarët e vërtetë dhe organizimi i një ligji (7501) pronash që e shëndërroi këtë çështje në një rrëmujë dhe në një padrejtësi të madhe.

10-Themelimi i një sistemi drejtësie 100% të korruptuar, duke mbajtur kombin nën presion dhe frikë.

Këto janë disa nga politikat e moszhvillimit të cilat janë implementuar me sukses të plotë nga qeveritë tona tradhëtare dhe në shërbim  të boshtit Athinë-Beograd-Moskë.

Ti kthehet kombi Shqiptarëve!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu