Një 19-vjeçare sllovake ka shpenzuar plotë 100 mijë dollarë për fustanin e saj të dasmës, gjatë një festimi i cili zgjati jo pak por 4 ditë. Ishte një event dhe ceremoni tejet ekstravagante që të gjithë nisën ta kenë zili.
Dasma e Evkas dhe Lukas u mor vesh në të gjithë Europën Lindore dhe në Rusi. Ndër të tjera, në videon e pamjet e dasmës së tyre, të rinjtë duken teksa numërojnë paratë e shumta që janë hedhur gjatë ceremonisë së martesës. Duket se traditat janë të ngjashme në të gjitha vendet.
Si nusja edhe dhëndri i përkasin të dy komunitetit egjiptian dhe kanë ditur ta bëjnë më së miri këtë festë të paharrueshme.