Bunjaki më në fund tregon se pse e ndërroi mbiemrin

Gazeta kroate “Sportske Novosti”, të dielën, publikoi shkrim për përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Albert Bunjaki.

Diku do të hasni në emrin Albert Bunjaku, por ashtu quhet edhe një futbollist i Kosovës. Në tjetër vend do të shihni që njeriu ka mbiemrin Bunjaki. Kush do të thoshte që në një shkronjë fshihet aq shumë fat njerëzor, për të thënë së paku rrëfimi i pazakontë jetësor.

Ai është pra përzgjedhësi i Kosovës, dikur futbollist aspak i njohur në kohërat kur gjenerata jonë ka njohur të gjithë lojtarët e klubeve të ligës së atëhershme. Ai ishte në fillimet e veta si senior, ndërsa Prishtina ishte në Ligën e dytë. Dhe si të fillojmë bisedën me njeriun të cilit edhe nuk ia dini mbiemrin, por që ta pyesim se si vërtet e ka mbiemrin. Që të dimë që ta shkruajmë drejt, shkruan Koha Ditore.

“Unë jam Bunjaku. Pra, me ‘u’. Por para 25 vitesh është dashur të ndërroj mbiemrin kur kam ikur nga shteti. Për çdo rast kam ndryshuar atë shkronjë të vetme, që të mos më gjenin”, ka nisur të flasë përzgjedhësi kosovar që është ndalur pak. Natyrisht ka pritur pyetjen e radhës. Keni ikur? Ku? Pse?

“Shikoni. Ishte viti 1991, ndërsa unë 20-vjeçar, student dhe, pos kësaj, futbollist. Një ditë erdhi ftesa për ushtri, për JNA, është dashur të shkoja në Vukovar. Lufta kishte nisur tashmë, të gjithë e kishin të qartë se çka po ndodhte dhe çka do të thoshte ajo ftesë. Nuk më ka shkuar mendja që të përgjigjem, menjëherë kam vendosur ‘jo, ti nuk do të shtiesh në njerëz, ik’. Dhe kështu kam shkuar”, tha Bunjaki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu