Ky është lajmi më i bujshëm në Ballkan për ditën e sotme.
Mladen Grujiçiç, kandidati i bashkuar i partive serbe arrit të zgjidhet kryetar i bashkisë së Serbrenicës me 3 mijë vota diferencë ndaj Qamil Durakoviçit, i cili ka qenë kryetar prej dy mandatesh.
Durakoviçi kishte mbështetjen e të gjitha partive bosnjake. Njerëzit e ardhur me autobusë thërrisnin në rrugët e Srebrenicës: “fitore” dhe “Serbia”.
Është hera e parë që jë kryetar jo boshnjak mund të drejtojë Srebrenicën.
Në orët e pasdites situate ka ardhur duke u tensionuar më shumë pasi Durakoviç ka akuzuar serbët për mashtrime dhe blerje votash. “Ka pasur një lumë parash nga Shesheli dhe rusët” tha ai.
Presidenti i Republika Srbska ka pirë deri në orët e vona dhe kënduar një këngë të vjetër popullore. Dodik tha se ka marrë urimet nga vetë presidenti Putin.
“Ne može nam niko ništa jači smo od sudbine, mogu samo da nas mrze oni što nas ne vole” (Anjëri smund të na prekë ne jemi më të fortë se vetë besimi, kush nuk na do, mund të na urrejë).
Presidenti i RS tha se ka humbur 100 euro në bast.
Mediat boshnjake kanë theksuar se këto janë rezultatet më të papritura të ndodhura ndonjëherë.
Sipas rezultateve partia e Aksionit Demokratik e Izetbegoviçit ka fituar bashkinë e qytetit të vjetër në Sarajevë, ka fituar në Gorazhde në Zenica por kandidatët e pavarur kanë fituar në shumë qytete të tjera.
Por rezultati më i papritur është ai i Fikret Abdiçit personazhit të vjetër të Jugosllavisë, ish-president i Agrokomerc dhe i dënuar për krime lufte. Abdiç ishte një armik i betuar i Alija Izetbegoviç.