Eurodeputetët mbështesin idenë e Lëvizjes BESA për themelimin e Gjykatës Speciale

Eurodeputeti Riçard Hovit ka kërkuar nga politikanët në Maqedoni që të mbështesin Punën e Prokurorisë special Publike që të mund të kryej punën e saj dhe ti zbardhë rastet të cilat i ka iniciuar. Euro Deputeti Hovit tha se mbështet edhe kërkesën për formimin e një reparti special në Gjykatën Themelore Shkup 1, i cili do të merrej vetëm me rastet e prokurorisë special. Në një konferencë të mbajtur sot në Shkup, eurodeputeti Hovit tha se për datën e zgjedhjeve vendosin politikanët në Maqedoni ndërsa pret që ato të mbahen më 11 dhjetor ashtu siç janë marrë vesh partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos. Ai tha se nëse zgjedhjet nuk mbahen në datën e paraparë pasojat do të jenë të mëdha për Maqedoninë.

Përndryshe, Lëvizja BESA në Platformën e saj të quajtuar “Ridefinimi” – për dalje nga kriza e thellë politike që u zhyt Maqedonia para dy viteve , e që e kishte plasuar në opinion në 23 Mars të vitit 2015, ndër të tjera kishte paraparë nevojën e domosdoshme edhe për formimi i Gjykatës Speciale me gjyqytar emininent ndërkombëtarë dhe të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu