BDI, pika që i bashkon VMRO-në dhe LSDM-në

Edhe pse rivaliteti mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së ka arritur pikën e vlimit, gjakrat ftohen kur është prezent BDI-ja. Këtë konstatim e dëshmon kjo foto, ku zv/kryeministri festim Halili nga radhët e BDI-së gjendet në mes të Oliver Spasovskit të LSDM-së dhe Vlladimir Peshevskit të VMRO-DPNE-së. Fotografia është bë në një organizim të ambasadës gjermane në Shkup.

Ajo përforcon informacionet e publikuara para një muaji, sipas të cilave akademikët nacionalistë maqedonas u kanë bë apel VMRO-së dhe LSDM-së që gjatë përplasjeve mes tyre, të kenë kujdes të mos dëmtojnë interesin e BDI-së. Sipas këtyre informacioneve, akademikët maqedonas u kanë bë me dije përfaqësuesve të lartë të VMRO-së dhe LSDM-së se nëse dëmtohet BDI-ja, atëherë do të dëmtohet jo vetëm interesi i maqedonasve në Maqedoni, por edhe interesi i disa vendeve sllave, si Serbia dhe Rusia.

 Në këtë mënyrë akademikët kërkojnë që dy partitë të mbështesin BDI-në, në shenjë mirënjohje që heqi dorë nga implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, por edhe nga përkrahja që dha për buxhetet ku parashiheshin mjete për projektin “Shkupi 2014”./Lajmpress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu