Komuna e Shkupit subvencionon ngrohjen me peleta

Pushteti në Bashkinë e Shkupit do t’i subvencionojë me nga 500 euro amvisëritë të cilat do të ngrohen me stufë me peleta, por duhet që të mos jenë të kyçur në ngrohtoren e qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim është një nga masat që Bashkia e Shkupit i ka ndërmarrë për të mbrojtur ajrin nga ndotja e tepërt. Amvisëritë e interesuara do të mund të paraqiten në konkursin publik që do të shpallet, pasi që vendimi të zyrtarizohet nga Këshilli i Bashkisë së Shkupit.

Për këtë masë, Bashkia synon të ndaj 96.000 euro nga buxheti, për më pak se 200 amvisëri. Afati për paraqitje do të zgjatë deri më 30 nëntor./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu