Profesori universitar Bashkim Bakiu, shpreh habinë e tij me faktin se pse gjatë njëzet e pesë viteve demokraci në Maqedoni nuk ka asnjë politikan shqiptar të burgosur, ndërsa në anën tjetër ka plot politikan maqedonas të burgosur, transmeton TetovaSot.
“Në këto njëzet e pesë vjet demokraci në Maqedoni, asnjë politikan i burgosur shqiptar, kurse raste ka plot ku ka shqiptar të pafajshëm e që janë të burgosur. Në anën tjetër kam parë politikan maqedonas të burgosur dhe nuk njoh qytetar maqedonas të burgosen pa faj”, shkroi Bashkim Bakiu në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/