Shpejtë do të dalin në shesh librat e vërtetë për Ahmetin

Nju nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, botuesi i “Gazetës 55”, Fahri Balliu, ka shprehur brengosje për shkak të gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni. Sipas Balliut, është për keqardhje edhe mënyra se si sillen liderët politikë të shqiptarëve në Maqedoni, e si shembull ka përmendur kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

“Le të bëhen patriotë me ato librat që i paguan Aliu, e që ja shkruan një oficer sigurimi. Tre libra, pesë libra, si e theu ai lisin, e si e preu lisin. Ai nuk e din që shkruhen edhe libra të vërtetë. Do të dalin të vërtetat. Do të dalin shumë shpejtë, sepse atë zullumin që po bëjnë ata është shumë i madh dhe është i palejueshëm, ka thënë Balliu në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova. Balliu shtoi se Tetova edhe Gostivari janë vende të shenjta për ne. “Janë gjëra të ;muara. Edhe ata që u vranë në Kumanovë edhe të tjerët që vriten”, shtoi Balliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu