Policia ndaloi gazetarët që të fotografojnë në seancën e sotme për Lagjen e trimave

Ndjeshmëria e gjykimit të rastit “Lagja e trimave” nuk lejon që gazetarët ta fotografojnë asnjë pjesë të ndërtesës së gjykatës nëse paraprakisht nuk kanë kërkuar leje nga ministria e drejtësisë, transmeton TetovaSot.

Me fjalë të këtilla, përfaqësuesi civil i policisë iu afrua gazetares e cila i ka fotografuar rampat e personave me invaliditet të vendosura në gjykata dhe i ka kërkuar letërnjoftimin.

Gazetarja e cila me vete e ka pasur kartën e identitetit prej gazetari, i ka sqaruar arsyet se pse është duke e fotografuar ndërtesën e gjykatës, por polici i ka thënë se do të duhet që të bisedoje me shefin i cili ka qenë në parkingun prapa gjykatës.

Pasi që shefi në tërësi e ka pyetur se çka është duke kërkuar në atë periudhë rreth gjykatës dhe pse po fotografon, një person tjetër civil e ka lutur që t`ia tregoje fotografitë që i ka bërë me telefonin zyrtar.

Pas mbylljes së telefonit dhe shqyrtimit të fotografive, përfaqësuesit e MPB-së e kanë paralajmëruar se nuk guxon që të fotografoje institucione për të cilat nuk ka leje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu