Vazhdojnë keqtrajtimet e të akuzuarve të grupit të Kumanovës

Vazhdojnë keqtrajtimit ndaj të akuzuarve për rastin e Kumanovës. Keqtrajtimet I ka paraqitur avokati Shasivar Iseni, por edhe njëri prej të akuzuarve Enver Hoxha Klein, raporton SHENJA.  Gjatë kësaj séance, Hoxha tha se gjatë transportimit për në gjykatë është keqtrajtuar,  ia kanë përplasur kokën me të akuzuarin tjetër, Musadik Pajaziti, si dhe janë përdorur fjalë fyese ndaj tij.  Avokatja e disa prej të akuzuarve Artene Ademi, tha se ka pranuar ankesa nga klientët e saj për keqtrajtime dhe se për këtë gjë kanë  informuar edhe kryetarin e trupi gjykues pas përfundimit të seancës. Ajo deklaroi se do t’i ndërmarrin të gjitha masat mbas kompetencave që i kanë për të informuar institucionet relevante.

“U ankua Enver Hoxha Klein i cili është me nënshtetësi gjermane dhe Musadik Pajaziti, dy klientët të cilët i mbrojmë ne. U ankuan se gjatë transportit ushtrohet dhunë permanente, dhunë, maltretim. Zakonisht gjykata kërkon që të dëshmojnë nëse ka amatoma, mirëpo ato janë dhunë permanente fizike, psikike, ofendime dhe kohësisht zgjatë një orë. Do të thotë gjatë gjithë transportit është ushtruar dhunë ndaj klientëve të mi”, ka deklaruar Artene Ademi, Avokate.

 Ademi më tej deklaroi se ka pasur një periudhë kur të arrestuarit nuk janë ankuar për dhunë ose torturë gjatë transportit mirëpo nuk kanë informata konkrete nëse është bërë  kallëzim penal ose janë ndjekur personat të cilët e kanë ushtruar dhunën. Ndërsa, avokati tjetër, Naser Raufi, i cili po ashtu tha se të arrestuarit një kohë të gjatë po keqtrajtohen, akuzoi Prokurorinë, duke thënë se keqtrajtimie e tilla vijnë si pasoj e mosreagimit të Prokurorisë.“Dy të akuzuar u ankuan sot para seancës për maltretim Elham Arifi dhe Enver Hoxha, të dy do të thotë janë dhunuar në kohën e transportit drejt gjykatës. Dmth ky maltretim vazhdon, prej fillimit edhe tutje vazhdon maltretimi dhe mendoj se është gabimi te prokuroria që nuk vepron për lëndët që i kemi procesuar deri te Prokuroria dhe nuk kanë epilog”, tha avokati Naser Raufi.

Ndërkohë, sa i përket të akuzuarit Sulejman Osamani, i cili nuk është pjesë e grupit që gjykohet, Raufi tha se ka kërkuar që edhe ai t’i bashkëngjitet grupit.

“Sulejmani nuk bashkëngjitet në këtë grup. Arsyeja sipas shpjegimi të ligjit është se intervali kohor nuk e lejon këtë gjë sepse duhet që të gjitha provat të përsëriten në rast se hyn në grupin që tani gjykohet.  Kjo lëndë do të ndahet për Sulejmanin, por unë si avokat do të kërkoj që të bashkëngjitet”, ka thënë avokati Raufi.

Raufi më tej shtoi se është ngritur akt akuzë ndaj Osmanit dhe se për 10 ose 15 ditë duhet të ketë seancë të veçantë. Ndërkaq, gjatë seancën Prokuroria Publike ka vazhduar me prezantimin e provave materiale. Në fotografitë dhe videot e prezantuar nga kjo prokurori paraqitet edhe i akuzuari Sulejman Osmani i cili i shoqëruar nga policia zbulon vendin se ku janë fshehur armët./SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu