“40 aktivitete sportive dhe lojëra argëtuese për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve” është tema e Ngjarjes Promovuese të Doracakut i cili do të mbahet me 8 tetor 2016 (e shtunë), me fillim në ora 11:00, në në Parkun e Qytetit të Shkupit (Hapësira pas përmendores së Goce Dellçevit).
Ngjarja ofron program të begatshëm edukativ dhe argëtues. Në kuadër të tij nxënësit praktikisht do t’i demonstrojnë lojërat sportive dhe argëtuese nga Doracaku, ndërsa çdo vizitor do të mund të marrë pjesë në to! Përveç kësaj, do të keni mundësi të kënaqeni në performancën e disa muzikantëve të rinj dhe të talentuar.
Në ngjarjen, përveç nxënësve të shkollave, marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore, komunave me të cilat bashkëpunohet, donatorët, organizatat ndërkombëtare, etj.
Projekti ka për qëllim të focojnë pjesëmarrjen e të rinjve në dijalogun ndëretnik në mjedisin shkollor dhe të rris vetëdijën qytetare si dhe respektin për të drejtat e njeriut mes të rinjve në Maqedoni.
Një prej arritjeve kyçe të projektit është ajo që të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni janë pjesë e aktiviteteve të projektit, së bashku me komunat, prindërit dhe bashkësitë lokale. Krahas kësaj, këshilltarët dhe inspektorët e arsimit të Byrosë për zhvillimin e arsimit (BZHA) në nivel nacional dhe rajonal janë kyçur në zbatimin e aktiviteteve për ndryshime të qëndrueshme dhe përforcimin e kapaciteteve. Janë dakorduar mbi 395 partneritete midis shkollave dhe janë zbatuar mbi 1500 aktivitete të përbashkëta të nxënësve si rezultat i së cilave është vendosur interaksion midis mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të gjuhëve të ndryshe mësimore. Mbi 4200 nxënës ishin pjesë e punëtorive kreative, këndeve kreative, klubeve debatuese dhe debateve publike të organizuara në grupe të përziera etnike. Deri më sot, janë rinovuar 61 shkolla.
Shkollat të cilat bashkëpunojnë me Projektin e USAID-it PINA mund të aplikojnë për marrjen e mjeteve për rinovim të cilat i siguron EUKOM. Deri më sot, Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim u ndihmoi 61 bashkësive në angazhimin e tyre për përmirësimin e objekteve shkollore, midis tjerash duke mundësuar qasje apo akcese për nxënësit me nevoja të veçanta, me ç’rast i njëjti angazhohet që të sigurojë ndihmë më të madhe për vitin e ardhshëm. Projekti është nismë pesëvjeçare në vlerë prej 6,2 milionë dollarëve dhe në korniza të tij realizohet bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante në sferën e arsimit si mbështetje e angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit etnik. Qëllimi i projektit është rritja e vetëdijes dhe sigurimi i trajnimeve për diversitet, ndihma teknike dhe nxitja e këshillave shkollorë, drejtorëve, mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të administratës. Për më shumë informacione, vizitoni faqen:www.pmio.mk