Në emisionin “E diela me ne” që emetohet në Televizionin KOHA, i ftuar special ka qenë akademiku Alajdin Abazi.
Ai gjatë emisionit ka folur për jetën e tij në fëmijëri si dhe sfidat që është ballafaquar në jetë. Abazi një kohë të gjatë ka qenë edhe rektor i UEJL-së dhe ka qenë i involvuar në shumë projekte për ta mbështetur arsimimin e gjeneratave të reja në Maqedoni.
Abazi në këtë intervistë është tepër modest, madje bënë nga një kafe për veten dhe udhëheqësen e emisionit. Ai flet me shumë admirim për të gjitha peripecitë që i ka kaluar gjatë jetës së tij.