Brukseli nuk flet për arrestimin e Thaçit (VIDEO)

Bashkimi Evropian nuk është marrë me arrestimin – nga ana e autoriteteve serbe – të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Nga mekanizmi i cili tash e pesë vjet po e ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, kanë preferuar të mos e komentojnë këtë rast, raporton Tribuna Channel.

“Bashkimi Evropian nuk komenton çështjet në proces”, ka thënë për Tribuna Channel, Maja Kociancic, zëdhënëse e BE-së.

Ky deklarim i BE-së vjen pas shumë kërkesave nga ana e institucioneve, që në rastin Thaçi të ndërhyjë Brukseli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu