Ambasada e SHBA-ve godet deputetët e BDI-së dhe PDSH-së: Votojeni ligjin për PSP-në, mos pengoni hetimin e pavarur

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni inkurajon partitë politike të përmbahen detyrimeve të marra përsipër me nënshkrimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe marrëveshjes së 20 korrikut, dhe kjo, sipas ambasadës, e përfshinë edhe përkrahjen e punës së Prokurorisë Speciale Publike.

Nga ambasada amarikane theksojnë se kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët që të përmbahen në obligimet e ndërmarra sipas marrëveshjes së Përzhinos dhe të 20 korrikut, dhe me të cilat duhet të sigurohen zgjedhje të besueshme, punë të papenguar të Prokurorisë Publike Speciale, dhe vëzhguesit e pavarur të mediave. Vendosja e përgjegjësisë për përgjimin e paautorizuar të shpërdorimit të detyrës nga qeveria janë thelbësore nga dalja e krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia. Ne besojmë se kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve, “thuhet në reagimin e ambasadës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu