Serbët në panik: Amerika po u thotë shqiptarëve të bashkohen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Evropian, me qëllim që të vënë presion mbi Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje pas referendumit, po urdhërojnë politikanët shqiptarë të Kosovës që të bëjnë thirrje për bashkim me Shqipërinë, ka thënë për “Sputnik Serbia” ish-udhëheqësi i Agjencisë Serbe Ushtarake (VBA), Momir Stojanoviq.

Stojanoviq ka thënë se politikanët shqiptarë janë duke ngritur këtë çështje të nxitur nga ndërkombëtarët, sepse ata duan t’i bëjnë presion Serbisë dhe ta dobësojnë pozicionin e saj e të Republika Srpska-s. “Këta zërat se Kosova do të mbajë referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë vinë pasi që dikush u ka thënë atyre që ta ngrisin këtë çështje. Kjo bëhet për të t’i bërë presion shtesë Serbisë”, ka thënë Stojanoviq për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, njofton Klan Kosova. “Kjo nuk është shpikje e shqiptarëve – kjo është shpikje e atyre që po luajnë me paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Kjo është shpikej e SHBA-ve dhe disa prej vendeve të Bashkimit Evropian”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu