Nga: Bexhet Musliu
Pos-refrendum situata në Maqedoni është e qetë. Qytetarët dhe analistët kanë komentuar në mënyra të ndryshme rezultatet e refrendumit. Përderisa për një pjesë numri i votave pro-referendumit paraqet një numër të mjaftueshëm në të cilët mund të bazohet shumica parlamanetare për të vazhduar me ndryshimet Kushtetuese me qëllim që të finalizohet marrëveshja me Greqinë dhe të arrihet para dyerve të NATO-s, të tjerët vlerësojnë se ky rezultat i referendumit e vështirëson rrugëtimin e mëtejm të Maqedonisë drejt NATO-s.
Nga ana tjetër, ka edhe nga ata të cilët vlerësojnë se ky rezultat i Referendumit është një goditje për kryeministrin Zaev dhe politikat e tij qeveritare dhe “intrigat” e kryeministrit Zaev dhe LSDM-së me votuesin shqiptar.
Të kujtojmë se z.Zaev erdhë në pushtet falë votës së votuesit shqiptar, i cili jo që donte të votonte për një parti maqedonase me një të kaluar komuniste, por për arsye se revolta ndaj ish-regjimit të Gruevskit ishte aq e madhe saqë në sytë e shqiptarëve shpëtimi shihej kudo, vetëm se jo të Gruevski.
Me ardhjen e tij në pushtet Zaev, harrojë se kush e solli atë në stolin e “Pallatës së Bardhë” në Ilindenska dhe bënte një politik me standarte të dyfishta.
Rezultati i dobët i referendumit të 30 shtatorit ishte jo vetëm një goditje por edhe një dështim total për Qeverinë reformatore. Krahës poltikave të gabuara qeveritare, referendumi dështojë edhe për shkak të fushatës së dobët qeveritare, fushtaë kjo e cila kryekëput u shëndërrua në një “trambolinë” në të cilën loznin shoqata e njerëz të afërtë të LSDM-së e që për qëllim kishin përfitimin dhe keqpërdorimin e parave të majme të fushatës.
Mbulesa e dobët mediale, sqarimet e dobëta për qytetarët, e sidomos për ato shqiptarë, pasi që media në gjuhën shqipe u margjinalizua në këtë fushatë, ishin arsye të një rezultati të këtill, i cili nuk do të arrihej nëse fuqishëm nuk anagazhoheshin i madh e i vogël i fisit shqiptarë që nga Kumanova e deri në Strugë.
Z.Zaev, përsëri i dëshpërove shqiptarët, edhe pse ato edhe këtë herë ta shpëtuan karierën politike dhe fytyrën para kujdo. Por, çfarë bërë para referendumit për shqiptarët z.Zaev? Vrasësin e Almirit të vogël e liruat nga burgu, ndërsa të atin e tij përkdhele dhe e fute nëpër shtabet e LSDM-së. A e meritonte këtë familja e Almirit, e aq më pakë shqiptarët që të sollën dhe ngritën në piedestal?
Premtove rishikim e rasteve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, e nga ana tjetër ende kemi nëpër burgje të Maqedonisë shqiptarë që vuajnë për vepra që nuk i kanë kryer, rasti konkret “ALFA”.
Z.Zaev, dështove edhe për arsye se në vend se të shkarkoshë oligarkun Angjushev nga posti i zv/kryeministrit Ti vazhdove ta mbashë afër vetës sikur të jetë ai “Papa” i Romës.
Rasti i Angjushevit është treguesi më i mirë, z.Zaev se politikanët në Maqedoni sa vijnë në pushtet harrojnë atë që u premtojnë shqiptarët, duke e parë pushtetin si vegël për përfitime të majme.
Zaev rrugës së Gruevskit
Nga këtu fillon edhe rrugëtimi, gjegjësisht kryeministri aktual Zaev të ngajsëonë me ish-kryeministrin Gruevski, i cili për hirë të së vërtetës bëri gërdin më të madhe në historin e politikës së Republikës së Maqedonisë.
Rezultatet e referendumit, nuk janë edhe aq të mjaftueshme që të bëhen ndryshimet e nevojshme Kushtetuese për tu finalizuar Marrëveshja e Prespës. Këtë mund edhe të orvatet ta bënë kryeministri dhe shumica parlamentare, por cili do të ishte epilogu. A ka numër të mjaaftueshëm deputetësh shumica parlamentare? A do të mund ti bindë deputet e opozitës maqedonas pas këtij rezultati të Referendumit që të votojnë për ndryshime të Kushtetuës?
Pra, zgjidhje për të dalë nga ky “kollosek” politik janë vetëm se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zaten këtë edhe e paralajmruan shumica e liderëve politik në fjalën e tyre pas shpalljes së rezultateve të referendumit.
Zgjedhjet, zgjidhje për një Maqedoni në NATO dhe BE
Pra, zoti Zaev pra nëse zgjedhjet janë zgjidhja atëherë, e di fortë mirë se partia që ti drejton pa shqiptarët nuk ja ka dalë asnjëherë vetëm. Nësë duam dhe do që vendi ynë të shkojë përpara atehërë mëse e nevojshme është që të bëhen reforma radikale në vend, duke filluar nga gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe sudimi i shteti të së drejtës dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Shkaku se nuk u bënë këto reforma në periudhën para referendumit, erdhëm në një situat në të cilën jemi, duke e patur zgjidhjen në duartë tona të kërkojmë një zgjidhje të tretë, e që në këtë rast janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Z.Zaev shteti duhet të definojë qartë përcaktimin e saj të brendshëm euro-atlantik që të arrijë e përgatitur para dyerve të NATO-s dhe BE-së. Për arsye se më këtë rezultat të referendumit i kemi dëshpruar të gjithë miqtë tonë ndërkombëtarë të cilët në numër të madh u ngritën dhe erdhën për të mbështetur Maqedoninë në rrugëtimin e saj euro-atlantik, por jo vetëm ato ngelë të befeasuar edhe nga mbështetja e vogël që ka kryeministri Zaev te komuniteti maqedonas, pasi që sipas rezultateve të Referendumit ai u tregua në Strumicë më i dobët se Blerim Bexheti në Saraj, apo Milushi në Haraçinë.
Detyrat e shtëpisë
Z.Zaev tanimë në këtë situatë në të cilën jemi pas referendumit, detyrat shtëpiake për Qeverinë janë shumë të qarta. Tani e tutje, z.Zaev nuk duhet të kemi më punësime partiake, kuadro jo profesionistë në pozita drejtuese, korrupsion e tendera të Agjushevit, për arsye se si rezultat i kësaj u zbrasë shteti duke na ikur rinia drejt perëndimit për një jetë më të mirë, e profesionistët nga përbuzja që ju bëhet në Maqedoni gjetën respektin në shtete të ndryshme evropiane.
Keqëpërdorimet e qeverisë LSDM-BDI, i kanë bërë qytetarët të pashpresë, e shqiptarët më të varfër edhe pse ato votuan që të kenë një jetë më mirëqenjë më të mirë sociale.
Zgjohu nga gjumi z.Zaev!!! E gjithë kjo velnë edhe për kampusin politik shqiptarë.