Tërmetet në Shkup do të zgjasin edhe dy vite

Shkupin po e dridhin tërmete “after-shock” pas tërmetit të 11 shtatorit, i cili ishte me fuqi 5.3 shkallë. Sipas Opservatorimiut Sizmologjik në Shkup, tërmeti i djeshëm që ndodhi mnë ora 12 e 52 minuta, që u ndie në Shkup, ka qenë me fuqi 3.1 shkallë sipas Shkallës evropiane makro-sizmike, shkruan Dnevnik.

Epiqendra ka qenë gjashtë kilometra në lindje të Shkupit, në thellësi prej 5 kilometrave. Sizmologët edh pas serisë së tërmeteve në shtator, paralajmëruan se presin dridhje më të vogla deri sa të mos qetësohet toka nga lëvizja e pllakave dhe blloqeve tektonike. Mirëpo për këtë, ndonjëherë nevojiten të kalojnë edhe dy vite.

Sizmologët thonë se “after-shock” tërmetet në fakt janë zbrazje e energjisë që është grumbulluar në tokë pas tërmeteve. Fuqia e “after shok” tërmeteve varet nga ajo se sa energji ka mbetur e ngujuar në tokë, transmeton Gazeta Lajm.

“Pas tërmetit prej 5.3 shkallëve sipas Rihterit është normale që të priten disa zbrazje më të vogla të asaj energjie. Sa do të zgjasin, nuk e din askush. Në këto kushte është mirë të thuhet se edhe nëse ndodhin edhe qindra tërmete me magnitudë më të vogël, nuk janë të rrezikshme, sepse kjo tregon se toka po qetësohet. Mirëpo nëse rritet fuqia e magnitudës së dridhjeve më tepër se tërmeti i 11 shtatorit që ishte me fuqi 5.3, kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë për ‘after shock’, por për tërmete të reja. Tërë rajoni rreth Maqedonisë dridhet sepse në frontin ku pllaka teknike afrikane godet pllakën evropiane, vazhdimisht ka tërmete, si për shembull në Greqi, Shqipëri, Turqi”, thonë sizmologët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu