Nga: Naser Selmani
Rezultatet e referendumit tregojnë se nëntoka politike e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së e ka minuar referendumin.
Në këtë “lojë të pistë” mori pjesë edhe struktura e “naçallnikëve” në LSDM.
Çka e bashkon këtë strukturë kriminelo-udbashe? Për identitetin mërziten aq sa mërziten për borën e vitit të kaluar. Atë e përdorin vetëm si folklor për idiotët.
Ata bashkërisht luftojnë kundër vlerave evropiane. Ata e dinë se nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s, do të çarmatosen dhe do të humbin kontroll mbi procesin politik, kurse rrezikojnë edhe të përfundojnë në burg.
Ata fshehurazi bëjnë tifo për Rusinë, jo sepse i duan rusët, por se i dëshirojnë metodat autoritare të qeverisjes së diktatorit Putin.
Përmes referendumit, shteti policor dërgoi porosi të qartë drejt SHBA-ve dhe BE-së: Ne jemi gazdallarët e vërtetë të shtetit maqedonas!
Nëse fuqitë perëndimore dëshirojnë ta kalojnë marrëveshjen me Greqinë në Parlament, duhet të negociojnë me ta, e jo me Zaevin. Nëse pranojnë shantazh, në tavolinë do të vendoset amnistomi i “naçallnikave” të VMRO-së dhe BDI-së.
UDB-në e paskemi pasur fat.