Pjesëtarë të njësitit të ashtuquajtur “çeta e renxeherëve” pranë Armatës së Maqedonisë, ka zhvilluar stërvitje në poligonin ushtarak “Krivollak”. Ata janë përballur me situata të përgatitura nga vlerësuesit e NATO-s.
Sipas skenarit për vlerësim, një pjesë e këtij njësiti ka hasur në një mjet të paeksploduar, shkruan Gazeta Lajm.
“Renxherët reaguan menjëherë duke i shfrytëzuar aftësitë e tyre dhe procedurat operative në pajtueshmëri me standardet e NATO-s”, ka njoftuar Shtatmadhoria e ARM-së.