Ramadani: Mosvotimi i ligjeve të PSP-së, tradhti ndaj interesit kombëtar shqiptar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbajti seancën për votimin e propozim – ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë shumica e deputetëve të BDI-së munguan në sallë duke përfshirë Ali Ahmetin dhe Ermira Mehmetin. Nga deputetët e ndodhur në sallë, ‘pro’ votuan vetëm tre prej tyre. Ndërkohë që nga PDSH nuk ndodhej asnjë i pranishëm.

Sa i takon kësaj çështjeje, analisti Ramadan Ramadani në profilin e tij në Facebook ka reaguar dhe është shprehur se: Mosvotimi i ligjeve të PSP-së mbetet tradhti ndaj interesave kombëtare shqiptare në Maqedoni.

Në vazhdim ju sjellim postimet e tij në Facebook:

Mosvotimi i ligjeve për PSP-në është tradhti sepse vendosja e drejtësisë në Maqedoni është dhe mbetet interes kombëtar shqiptar”.

“Ajo që ia shton DUI-t tradhtinë është edhe fakti se ligj për dëshmitarë të mbrojtur kundër qytetarëve veç më ka, shumica e rasteve të montuara janë bërë mu nëpërmjet atyre. Dje ishte mundësia të sillet ligj për dëshmitarë edhe në PSP e që do mundej të jet kundër atyre dhe shefave të tyre politik dhe këto refuzuan e apstenuan. #duibdi” /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu