Nuk do të presim edhe shumë – vjen bora në Maqedoni?

Dimër pa shumë dëborë dhe temperatura të ulëta njoftojnë parashikimet afatgjate të meteorologëve. Edhe pse nuk duhet të merret si punë e kryer, megjithatë, si orientim, bora e parë pritet në mes të nëntorit. Nu do të ketë shi të madh, e as bora nuk pritet që të mbajë gjatë.

Temperatura të ulëta nuk do të shohim deri në javën e parë të nëntorit. Pastaj në mëngjes pritet të zbresin disa gradë minus, ndërsa gjatë ditës do të temperatura do të jetë relativisht pak më të larta për këtë kohë të vitit.

Pa shumë dëborë pritet të kalojë edhe dhjetori dhe temperaturat sërish do të jenë pozitive, që do të thotë, na pret, dimër i butë.

 Megjithatë, edhe një herë e cekim se parashikimet afatgjate janë përdorur si orientim dhe në bazë të tyre, nuk mund të bëhet ndonjë plan të saktë kur vjen puna për te moti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu