Atmosfera që po karakterizon së fundmi skenën politike në Maqedoni pas rezultateve të referendumit, ku pjesëmarja nën 50% e votuesve si pasojë e bojkotit nga opozita dhe listave të vjetra të votimit bëri që referendumi të mos jetë i vlefshëm, mirëpo qeveria i dha konotacionin si referendum konsultativ, ku mbi 90% e qytetarëve u shprehën “Për” dhe në anën tjetër, opozita që nuk heq dorë nga qëllimi i saj për të mos e njohur referendumin, si duket do e çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, shkruan InfoShqip.
Sipas deklarimeve të kryeministrit Zaev, zgjedhjet do mbahen brenda vitit 2018, dhe si duket partitë shqiptare kanë filluar të bëhen gati për garën elektorale.
InfoShqip mëson se nga synimet kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare është të pastrojë listën e deputetëve nga emrat e vjetër që kanë qenë pjesë e saj për mandate të tëra dhe ti zëvendësojë ato me emra të rinj, kuadro jashtë partisë, si shkak i konsumimit të figurave të vjetra.
Dy personalitete të cilët BDI i ka kontaktuar dhe u ka ofruar përfshirjen në këtë garë janë Elita Masha dhe Skënder Asani. Masha është themeluesja dhe ish pronare e shkollës së njohur “Wilson”, ndërsa Asani është drejtor i institutit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni. Që të dy personat e sipërpërmendur kanë zyrtaryzuar në një farë mënyre bashkëpunimin e tyre me Ali Ahmetin, duke postuar dhe foto në rrjetet sociale./InfoShqip.com
Foto: