Këshilla e babait për djalin e tij që ishte tepër nevrik

Babai, duke e ditur se djali i tij është tepër nevrik, i thotë djalit të tij: “Unë dua të jap një këshillë se si ta heqësh këtë ves”.

Babai e porosit të birin të merr një dërrasë dhe sa herë të nervozohet, ta fyen apo ta ofendon dikë do duhet të nguli nga një gozhdë në të.

Djalit i pëlqeu këshilla e babait dhe menjëherë i hyri punës. Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa ato i erdhi zor, kështu që ditën e dytë e përmisoi disi situatën dhe i nguli vetëm njëzet gozhda. Ditën e tretë i nguli dhjetë gozhda dhe çdo ditë e në vazhdim djali vazhdoi duke i pakësuar, saqë pas një jave në dërrasë nuk kishte ngulur asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje.

Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i babai i tij dhe i tha:

– “Baba shiko, unë sot nuk e kam ngulur asnjë gozhdë“.

Por, babai ia ktheu:

– “Puna jote akoma nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdat e ngulura nga dërrasa”.

Djali i hyri punës dhe i shkuli. Më pas babai mori dërrasën e mbushur me vrima dhe i tha:

– “A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Këto janë plagët që u ke shkaktuar njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke fyer dhe ofenduar”.

ETIKA E TREGIMIT:

Të ndalemi pak dhe ta pyesim veten, sa gozhda duhet t’i ngulim ne në ditë? Me sa njerëz grindemi? Sa herë në ditë i ofendojmë hallexhinjtë dhe ata pa përkrahje? Sa herë zihemi me familjarët tanë? Përse të mos e provojmë edhe ne që sa herë të bërtasim dhe të nervozohemi të ngulim nga një gozhdë në dërrasë?

Pejgamberi, Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Zemërimi është një prush të cilin shejtani e hedh brenda njeriut. Ai është një prush që merr flakë në zemër. A nuk e shihni si i skuqet fytyra dhe i fryhen damarët?

Gjithashtu në një hadith tjetër Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë, i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Kush e përmban veten kur nevrikoset, Allahu do ta mbron atë nga dënimi i Tij.” /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu