Ish ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremic është eliminuar nga gara për postin e sekretarit të OKB-së, siç edhe pritej, transmeton Express.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Guterres, 66-vjeçar, është “favorit i qartë” për t’u bërë shef i ardhshëm i OKB-së, ka thënë sot ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.
Por, për të konfirmuar edhe zyrtarisht zgjedhjen e Guterres shef të OKB-së, nesër do të mbahet një votim formal.
Jeremic është bllokuar nga disa shtete anëtare perëndimore me të drejtë vetoje, për shkak se Jeremici s’e pranon pavarësinë e Kosovës dhe e kunërshton NATO’n./Express/