Vajza e ish-presidentit amerikan është martuar në moshën 36-vjeçare me skenaristin dhe aktorin Craig Louis Coyne.
Motra saj, Jenna Bush Hager ka celebruar çiftin në martesë, ndërsa drejt altarit e ka shoqëruar babai, George W.Bush.
Kjo ishte një ceremoni private me vetëm 20 persona të ftuar. Ceremonia është zhvilluar në një vend special për familjen Bush. Bregu i Maine nuk është një vend i zgjedhur rastësisht nga çifti.
Gjyshi i Barbaras, George dhe gjyshja e cila vdiq 6 muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, janë fejuar pikërisht në këtë vend.
Barbara ishte një nuse e thjesht, por plot sharm me një fustan me rripa. Me siguri vajza e madhe e ish-presidentit i është përshtatur me fustanin ceremonisë private që ata kanë zgjedhur të bëjnë. /InfoShqip
Shikoni fotot e mëposhtme për më shumë.