Fillon dëmshpërblimi i të prekurve nga përmbytjet në Shkup dhe Tetovë

Qeveria në Maqedoni ka filluar dëmshpërblimin e plotë të personave të dëmtuar nga përmbytjet e 6 gushtit.

Siç deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, pagesa do të realizohet në disa transhe, këtë muaj dhe muajin e ardhshëm.

Me transhën e parë në vlerë prej 118 milionë denarë, apo diçka më pak se dy milionë euro, do të përfshihen 947 pjesëtarë ose 25 për qind nga katër mijë sa janë konfirmuar deri tani.

“Qytetarët të jenë të sigurt se Qeveria do ta realizojë premtimin e dhënë në muajin gusht dhe do t’i dëmshpërblejë të gjithë ata që janë përfshirë nga përmbytjet”, theksoi Gjorgjiev në konferencë për shtyp.

Sipas tij, transha e parë do të duhet të realizohet deri në fund të kësaj jave. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu