Greqia nuk e pranon se ekziston ‘çështja çame’

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit të BE Johannes Hahn për çështjen çame, duke thënë që në këtë diskutim nuk përfshihen palët e treta, duke iu referuar këtu indirekt eurokomisionerit.
Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme greke sqaron se në marrëdhëniet dhe çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk përfshihet asnjë çështje çame, transmeton InfoShqip.com

“Greqia nuk diskuton për “çamët” dhe as negocion me palët e treta. Ministria e Jashtme ndihet e detyruar për të hedhur edhe njëherë poshtë pretendime nga palët që argumentojnë diçka të tillë.

Në realitet, Greqia i ka propozuar Shqipërisë disa çështje të hapura mes dy vendeve. Këto çështje nuk përfshijnë “çamët”.

Pala shqiptare u interesua për të. Pala greke nuk e pranoi. Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë i dërgoi për negocim një propozim palës shqiptare, kjo është referenca e vetme për çështjen çame në paragrafin e dytë të nenit B.2, që vihet në dukje se çështja çame nuk mund të negociohet”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

gre


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu