Propozimet janë gjithmonë shumë emocionuese, por imagjinoni sikur edhe propozimi, edhe martesa të ndodhin në të njëjtën ditë. Alfred Duncan planifikoi dasmën me bashkëshorten e tij tani, Sherrell, vetëm 6 orë pasi i bëri propozimin. Faqja “Nigerian Wedding” ka postuar videon e një dite të një çifti të çmendur, e cila është parë më shumë se 11 milionë herë dhe është shpërndarë deri tani më shumë se 292 mijë herë.
Historia e çiftit filloi me shpejtësi të shpërndahej në mënyrë virale me hashtagun #ForeverDuncan.
Kur Sherrell mbërriti në hotelin që kishte në kartë, u surprizua sërish nga shumë miq që e prisnin dhe që e ndihmuan të bëhet gati për ceremoninë. Pasi i lidhën sytë, e shoqëruan derisa mbërriti në vendin e takimit… dhe ku emocionet nuk mund të përshkruhen më.