Ballina Sport Futboll Operohet Sadiku, por mendjen e ka tek kombëtarja

Operohet Sadiku, por mendjen e ka tek kombëtarja

Armando Sadiku i është nënshtruar operacionit në gju dhe pritet të qëndrojë larg fushave për rreth një muaj. Ka qenë vetë sulmuesi i kombëtares shqiptare që ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë me ndërhyrjen kirurgjikale duke postuar një foto në llogaritë e tij zyrtare në rrjete sociale, transmeton TCH.

“Sapo mbarova! Ndërhyrja në meniskun e gjurit dhe çdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit!”, shkroi Sadiku.

Sulmuesi kishte ndjerë dhimbje në gju dhe pasi kishte bërë skanerin, rezultoi që menisku t’i ishte gërvishtur dhe kjo i jepte dhimbje gjatë gjithë kohës, sidomos kur lëvizte gjurin nga brenda kur vraponte.

Tani vjen pjesa, që siç thotë Sadiku, më e vështirë e që është ajo e rikuperimit, por premton se do të punojë shumë për t’u rikthyer sa më shpejtë në fushë e për të ndihmuar kombëtaren.

“Tani fillon pjesa më e vështirë, ajo e rikuperimit. Duhet shumë punë. Sigurisht që mua nuk më mungon vullneti për të punuar sepse çdo gjë qe kam arritur deri sot e kam arritur me punë, me djersë dhe sakrificë, sidomos në këto momente ku Shqipëria ime ka nevojë për mua. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen edhe interesin që keni treguar për mua. Ju dua shumë! Forca çuna në të dyja ndeshjet”, përfundon Sadiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu