OKB publikon fotografitë e Halepit të rrënuar

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka publikuar disa foto të realizuara nga sateliti të cilat nxjerrin në pah qytetin e Halepit, të kthyer në gërmadhë pas intensifikimit të konfliktit të armatosur në këtë qytet në datat 18 shtator – 1 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Halepi është fotografuar nga Programi i Menaxhimit Operacional Satelitor (UNISTAT) pranë Institutit për Kërkimet dhe Arsimit të OKB-së (UNITAR). Në foto duken qartë shembjet dhe rrënojat e shkaktuara në dy javë, menjëherë pas prishjes së marrëveshjes së paqes së arritur mes SHBA-së dhe Rusisë.

Në foto duken shumë godina dhe shkolla të shembura, veçanërisht në rajonin e Halepit jugor, godina këto të shembura gjatë sulmeve ajrore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu