Arjanit Hoxha: BDI dhe PDSH në mbrojtje të plotë të VMRO-DPMNE-së

Mosvotimi i Ligjit të propozuar nga PSP-ja për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, nga ana e BDI-së, ishte edhe një dëshmi për bashkëpunimin e ngushtë mes partisë shqiptare në pushtet dhe VMRO-DPMNE-së në krim dhe korrupsion. Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Opozitar, Arjanit Hoxha në emisionin “Arena” në TV Shenja.

“Me këtë që ndodhi u vërtetua që jo vetëm partitë shqiptare, edhe BDI edhe PDSH, jo vetëm që nuk kanë interes për t’i zgjedhur rastet “Monstra” dhe “Sopot”, por përkundrazi ata janë vënë në mbrojtje të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe mendoj se prej sot e tutje nuk duhet të parashtrohet pyetja se pse këta veprojnë kështu”, deklaroi Hoxha.

 Sipas tij, përveç VMRO-DPMNE-së, edhe partitë shqiptare BDI dhe PDSH jo vetëm që i kanë dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe i kanë dënuar pafajsisht, këto dy parti vazhdojnë t’i ndihmojnë politikës anti-shqiptare në Maqedoni.

Hoxha gjithashtu potencoi të gjitha këtyre politikave të gabuara që janë në dëm të shqiptarëve, një herë e përgjithmonë duhet t’u jepet fund. /Shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu