Vazhdon gjykimi me dyer të hapura i 37 të akuzuarve në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, raporton Portalb.
Gjykimi do të vazhdojë në sallën e madhe të Gjykatës Supreme me procedurë dëshmuese. Kjo është seanca e dytë e hapur, pas dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtur.
Përndryshe, vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. /Portalb