Marku: LSDM i bëri truqe shqiptarëve me bombat për “Monstra” dhe “Sopoti”

Opinionistja e njohur Adelina Marku përmes një porosie ka thumbuar LSDM se nuk është transparente dhe i ka bërë truqe shqiptarëve me mospublikimin e “bombave” për rastet “Monstra”  dhe “Sopoti”, edhe pas shumë protestave në rrugë.

Ja opinioni i plotë:

“Me sa kujtoj une, rasti ”Monstra (nga v.2013)” dhe ”Sopoti (nga v 2003)” u mbajten te pazbuluara nga ana e LSDM gjate zhurmes se tyre te rrende qe shkaktuan me bombat, dmth keto incizime nuk u bene transparente asnjehere …! Madje shume protesta u inicuan sidomos nga shqiptaret e sidomos ketu ne Shkup me kerkesen qe keto incizime te shperfaqen e te behet transparente prapavija qe fshehin bombat e LSDM…! Por, mbeten te shurdher nga LSDM para kerkesave te protestuesve shqiptare dhe ky sekret krijoi distancen por edhe hapesiren per komplote te reja. Madje neve shqiptaret tregojme vazhdimisht tendencen qe fajtorin ta gjejme nder ne ! Po perse ky vetfajesim nder shqiptaret te vazhdoje ende? Ndoshta ngase vazhdimisht gjyqesia e udhehequr ndach nga LSDM dikur ndach nga VMRO tani , kane krijuar kete strukture vetefajesimi tek shqiptaret, qofshin ata me faj qofshin ata pa pike faji! Doren ne zemer, LSDM me mbajtjen fshehur te rastit SOPOTIT dhe MONSTRES , shtuan edhe me shume huti dhe konspiracion nder dhe per shqiptaret! Ashtu sic i kane shtuar perhere gjyqesise obstrukcione ( im ate ka qene gjykates ne kohen e monopolizimit te gjyqesise nga LSDM! Ndersa ne dosjen e tij,si i perndjekur, jane te nenshkruar edhe funkcionare te njeres e tjeter parti mk) At’here sipas logjikes , do ishte e udhes te dijme nese Prokuroria Speciale do procedoje keto dy raste KRUCIALE ose jo! Nese po…, duam te dijme KUR? Dhe nese kohezgajtja e punes se Prokurorise speciale po shtrohet si cheshtje ” liri o vdekje” , perse inicimi i ndryshimeve ne kodin penal perseri nga ana e LSDM-se behet perseri pa dijenine e partive shqiptare sich sqaruan keto dy parti sot (e qe duhej te na e thonin dje!!!!) . LSDM harroi se Przhinon e negocioi me BDI dhe PDSH?… Cili eshte ne fakt qellimi i LSDM-se …? Perseri drejtesi selektive dhe obstrukcion i se drejtes e shkaterrim i cdo strukture shqiptare? Kete perralle nuk e ka pa me, as LSDM as VMRO, por as edhe Prokuroria speciale! Besimi i verber ndaj kesaj Prokurorie, ka rrezik te bjere ne sekond! Kujdes mendje , mos bejme avokature djallit serrish!”, thekson në fund Adelina Marku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu