Enver Islami do t`i vuajë 15 vjet burg për vrasjen e shokut të vet të klasës në vitin 1993, Xhemshit Ajvazi. Pas 23 vjetësh, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dhënë fund këtij rasti, i cili kishte ndodhur në kohën e okupimit serb, në Komunën e Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.
Motivi i hakmarrjes kishte qenë shkak që, sipas gjykatës, e kishte shtyrë atë për ta vrarë Ajvazin, të dy atëkohë të moshës 26-vjeçare. Gjykimi i Islamit është bërë i mundur vetëm pasi ai vullnetarisht është kthyer nga Spanja, ku ishte strehuar që prej kohës së vrasjes.
Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, u është dorëzuar vetë autoriteteve kosovare. Në polici ai ka deklaruar se përveç vrasjes së Ajvazit, e ka kryer edhe një vrasje tjetër sa ishte në shtetin spanjoll.