Çfarë thotë ngjyra e urinës për shëndetin tuaj

Ngjyra e urinës mund të jetë një tregues shumë i mirë për problemet shëndetësore. Aroma, densiteti dhe ngjyra janë shenja që tregojnë për shëndetin dhe mënyrën e jetesës. Ata ndryshojnë në varësi që ushqimeve që konsumoni dhe sëmundjeve që mund të keni, shkruan shendeti.al.

Urina është kryesisht ujë, rreth 95% , por pjesa tjetër është një përzierje që përfshin ure, kloride, natrium, kalium, kreatininë dhe jone të tjera të tretura, si dhe disa substanca të tjera organike dhe jo-organike. Ngjyra më e zakonshme e urinës është e verdhë, e cila shkaktohet nga ekzistenca e urobilinit, një mbetje biokimike e cila prodhohet nga shpërbërja e qelizave të vjetra të gjakut. Trupi juaj formon rreth 2 milionë qeliza të kuqe çdo ditë dhe riciklon pothuajse të njëjtën sasi të qelizave të mëparshme.

Më poshtë jepet një tabelë  që shpjegon shëndetin varur nga ngjyrat.

Transparente

Duket si ujë. Kur urina ka këtë  ngjyrë tregon se ju jeni të mbi-hidratuar. Edhe pse jo aq shqetësuese sesa dehidratimi, kjo gjendje mund të nxjerrë jashtë trupit disa lloje kripërash shumë të rëndësishme, si elektrolitet, duke krijuar një mosbalancë shqetësuese të kimikateve në gjak.

E verdhë e lehtë

Kjo është normale. Tregon se trupi juaj është i hidratuar më së miri. Vazhdoni me punën e shkëlqyer që jeni duke bërë.

E turbullt

Nëse urina juaj ka një ngjyrë të turbullt , ka shumë mundësi të keni një infeksion të fshikëzës së urinës. Paqartësia dhe turbullimi shkaktohet nga mukusi, mbetje të indeve dhe proteinave që po shpërbëhen.

urina

E verdhë e mesme

Mund të jeni të dehidratuar. Është koha të pini pak ujë.

E verdhë e fortë

Seriozisht, pini diçka. Jeni  shumë të dehidratuar. Në rast të kundërt mund të jeni duke përdorur shumë vitamina B.

Portokalli

Në këtë rast jeni më shumë se të dehidratuar dhe keni shumë nevojë për ujë. Në një rast tjetër kjo mund të shkaktohet nga një gur i cili është duke penguar kanalin biliar ose mund të jetë duke sinjalizuar për një problem në mëlçi.   Në disa raste ilaçet që mund të jeni duke përdorur për infeksione të rrugëve urinare  mund të jenë përgjegjës për këtë ngjyrim.

Rozë

Kjo mund të shkaktohet nga ngrënia e panxharit të kuq ose rrepave. Në një rast tjetër mund të jetë gjak. Një pikë gjaku në urinë është gjithçka që duhet për ta kthyer atë rozë. Në përgjithësi njerëzit nuk e marrin shumë parasysh këtë mundësi, por është ide e mirë të vizitoheni, sepse mund t’ju shkaktohen infeksione në rrugët urinare.

Rozë e zënë

Kjo mund të indikojë se ka më shumë gjak në urinën tuaj, që do të thotë mundësi më të mëdha për infeksione në fshikëz ose kancer. Gurët në veshka, të cilët janë dhe shumë të përhapur, mund të shkaktojnë gjak në urinë. Po ashtu gjak në urinë mund të shkaktojnë edhe gurët në  fshikëz, të cilët janë dhe më pak të përhapur.

 E kuqe

Kjo do të thotë se në urinën tuaj ka shumë gjak. Për më tepër situata bëhet më shqetësuese duke qenë se ai mund të jetë gjak i vjetër, i cili bëhet dhe më i errët në ngjyrë gjatë kohës së mpiksjes. Në rastin më të përgjithshëm, specialistët mendojnë se bëhet fjalë për kancer.

Kafe

Disa ilaçe të caktuara, si ilaçet kundër malaries, mund të shkaktojnë në urinë një ngjyrë si coca-cola, apo kur keni konsumuar shumë fasule. Kjo ngjyrë mund të sinjalizojë edhe për disa sëmundje të mëlçisë dhe veshkave, ose ndoshta sepse jeni stërvitur shumë fortë. Muskujt përdorin mioglobinën për të kapur oksigjenin. Nëse e ekzagjeroni në palestër dhe shkaktoni shumë dëme muskulore, mioglobina mund të shkojë në gjak dhe i shkakton urinës ngjyrën kafe. Në këtë rast duhet bërë një vizitë tek mjeku, duke qenë se sasia e madhe e mioglobinës në gjak mund të nxjerrë jashtë funksionit veshkat.

Blu/Jeshile

Është një mundësi shumë  e madhe që gjatë kohës që jeni duke konsumuar ushqime me ngjyrues artificial, urina juaj të marrë ato ngjyra. Mund të shkaktohet  si efekt anësor i ndonjë ilaçi që jeni duke  përdorur. Në këtë rast nuk është diçka për t’u shqetësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu