15 nga 37 të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”, bëhen për spital

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave”, e cila filloi më ora 11:00 , të akuzuarit janë ankuar për keqtrajtim dhe torturë mentale.

Ndryshe nga seancat e tjera, këtë herë të akuzuarit janë ankuar për torturë mentale. I pari që është ankuar, ka qenë Enver Hoxha – Klein, pas ankesës së tij edhe disa të akuzuar tjerë nga vendi me fjalë kanë njoftuar për keqtrajtim. I akuzuari Lirim Krasniqi ka theksuar se ata nuk janë kafshë dhe kjo gjë dhe kjo dhunë që po u ushtrohet kundër tyre nuk është normale “A kafshë jemi ne a? Kjo nuk është normale!”, është shprehur në seancë i akuzuari, Lirim Krasniqi.

 Që në fillim të seancës, avokatët e palës së akuzuarve kanë kërkuar që të anulohet seanca, për shkak gjendjes shëndetësore të akuzuarve.

Gjykatësja Verka Petrovska tha se mjekët e burgut kanë konstatuar se ndaj të burgosurve po ushtrohet dhunë. Ajo më herët lejoji që të thirret edhe ndihma e shpejtë.

15 nga gjithsej 37 të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave” kanë kërkuar ndihmën mjekësore gjatë seancës së sotme dëgjimore në Gjykatën e Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu