ë gjithë të rinjtë e papunë deri në moshën 29 vjeçare prej sot mund të aplikojnë për masën për vetëpunësim me kreditim, ndërsa kompanitë, megjithatë, për kreditim për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Masa për kreditim për vetëpunësim ofron kredi prej 7.000 euro për bartësin e kredisë, për bartësin e biznesit dhe nga 4.000 euro për vendin e ri të punës deri në pesë vende pune ose gjithsej 23.000 euro me grejs periudhë prej 1,5 viteve, me afat për kthim të kredisë prej gjithsej shtatë viteve dhe me vetëm një për qind normë të interesit. Do të thotë, kushte me të vërtetë të volitshme, linjë e volitshme kreditore të cilën mund ta shfrytëzojnë të gjithë të rinjtë që të vetëpunësohen, të formojnë kompani dhe me këtë ta zgjidhin çështjen e tyre rreth punësimit të parë”, tha zëvendësministri plotësues i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.
Informoi se masa e dytë ofron mundësi të shkëlqyer për kompanitë e Maqedonisë për hapjen e vendeve të reja të punës, përmes kredisë deri në 4.000 euro për vendin e ri të punës për mbështetje deri në tre punësime ose gjithsej 12.000 euro nën, siç tha, gjithashtu, kushte të volitshme.
Drejtori i Agjencisë për Punësim i Republikës së Maqedonisë, i cili së bashku me Spapsov ishin për vizitë në Qendrën për punë sociale, Vllatko Poposki, plotësoi se edhe në dy masat, në mënyrë shtesë mund të shfrytëzohen edhe volitshmëritë nga projekti “Maqedonia Punëson″.