Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka ngritur padi penale për policinë e cila ushtroi dhunë ndaj studentëve në protestën për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor në Universitetin Kirili dhe Metodi.
Gjatë votimit në shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski Pitu”, policia speciale depërtoi dhunshëm në hapësirat e Parlamentit Studentor dhe i kanë nxjerrë studentët jashtë.
Sipas këtij komiteti, policia ka kryer dy vepra penale; pengimin e një mbledhie gjatë kryerjes së detyrës, dhe për ushtrim dhune, transmeton “Telegraf”. /albeu.com/