Lënia e Shkëlzen Gashit jashtë nga ana e Gianni De Biasit për dy ndeshjet e radhës kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, padyshim që bëri shumë bujë.
Sulmuesi i Kombëtares po kalon një periudhë të artë në SHBA, teksa tek Colorado Rapids është kthyer në një lider. Pavarësisht lënies jashtë, Gashi nuk e merr negativisht këtë gjë.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, sulmuesi i uroj fat Kombëtares kuqezi por nuk harron t’i urojë suksese edhe Kosovës: “Vllazni ju uroj shum fat dhe sukses per ndeshjet”, ishin fjalët e Shkëlzen Gashit.