Eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, të premten e ardhshme, më 14 tetor do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. Në Shkup janë paraparë takime me qëllim të diskutimit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor dhe implementimin e prioriteteve urgjente reformuese.
Këtë për MIA-n e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, duke konfirmuar se njeriu i parë për zgjerim të BE-së do të vijë dy ditë pas shpërbërjes së paraparë të parlamentit të Maqedonisë, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve më 11 dhjetor.
“Ne mund të konfirmojmë se komisari Han do të udhëtojë në Shkup të premten e ardhshme, më 14 tetor. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike në vend, me prokuroren speciale dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Vëllimi i misionit do të jetë diskutime për gjendjen në vend, posaçërisht për organizimin e zgjedhjeve në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese”, deklaroi Kocijançiç për MIA-n.
Si garantues i Marrëveshjes së Përzhinos që u arrit ndërmjet katër partive politike në Maqedoni në qershor/korrik të vitit të kaluar, ndërsda u sendërtua më 31 gusht të këtij viti, komisari Han dëshiron të bindet se marrëveshja do të respektohet në vend dhe se zgjedhjet e parakaohshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor dhe të njejtat t’i japin fund krizës së gjatë politike në Maqedoni./InfoShqip.com