Sheshit “Shqiponja” te ish-Dogana në Tiranë, nga sot i ngelet vetëm emri. Simboli identifikues, i saj, Shqiponja, është hequr.Kjo ka ndodhur sepse në këtë zonë ka nisur puna për ndërtimin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës. Në vendin ku deri tani qëndronte “Shqiponja” është parashikuar të ndërtohet një mbikalim për automjetet.
Shqiponja u vendos në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoninë organizuar për këtë rast morën pjesë kryeministri i kohës Sali Berisha dhe ish-kryebashkiaku Lulzim Basha. Vepra e artit me lartësi dhjetë metra u realizua nga artisti Albi Çifligu me kontribut financiar të familjes Destani nga Tetova, shkruan syri.
FOTO: