Kur kanë mbetur pak ditë para ndeshjes me Spanjën, kanë filluar edhe thumbimet e zakonshme mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku një ndër personazhet më të spikatura është futbollisti i Napolit Elseid Hysaj. Spanjollët e kishin ironizuar duke i thënë që të merrte edhe një top rezervë gjatë ndeshjes sepse nuk do ta shihte topin në fushë, por Hysaj nuk ia ka lënë mangët.
“Tani do u dërgoj mesazh, t’u them të bëhen gati se jemi ne të parët. Para se të vinim më thanë merr edhe një top tjetër me vete që ta kesh, se nuk do ta shohësh të ndeshjes, por i kam thënë që do ta shohim në fushë nëse do ta bëjnë”, – tha ai gjatë në një prononcim për “Super Sport”.
Hysaj u tregua i gëzuar gjithashtu që një nga golat u shënua nga Bekim Balaj. “Shyqyr që u bëmë edhe në shkodranët një herë. Më gëzon që bëri Bekimi përsëri gol, pasi është si gol edhe për mua. Shpresoj ta bëjë edhe në ndeshjen tjetër”, – përmbylli ai.