Labinot Tahiri – i njohur si Labi – shprehet i sigurt se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të fitojë besimin e qytetarëve të Ferizajt për të udhëhequr më këtë Komune.
Tahiri, në një intervistë për emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën, ka thënë se qytetarët janë ata qe i kanë kërkuar të futet në politikë.
“Nëpërmjet politikës, unë mund të bëjë më shumë të mira për qytetarët e Kosovës dhe për atë popullatë e cila më ka pasuruar mua dhe unë me veprat e mia i kam pasuruar të tjerët”, ka thënë Tahiri në Tribuna Channel.
Në këtë intervistë Labi shprehet i bindur se AKR do të kalojë pragun zgjedhor, ndërsa shton se si kryetar komune jo qe do ta vazhdojë aktivitetin humanitar, por do ta shumëfishoj atë.